Italia do të shpallë në samitin e ardhshëm të NATO-s se do të rrisë shpenzimet në 2% sipas kërkesës.

“Evropa është e angazhuar të bëjë më shumë, po punon për mjetet për të mundësuar dhe ndihmuar vendet anëtare të rrisin shpenzimet e mbrojtjes. Jemi të bindur se të gjithë duhet të bëjnë më shumë”. Këtë e tha kryeministrja Giorgia Meloni në fillim të takimit me presidentin amerikan Donald Trump.

A mjafton 2% e buxhetit si objektiv për shpenzimet e mbrojtjes? “Asnjëherë nuk është e mjaftueshme” – reagoi Donald Trump gjatë takimit me Giorgia Melonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb