Pasi kallëzimit që presidenti Ilir Meta depozitoi në SPAK kundër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, me pretendimin se ajo shpërdoruar detyrën, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Përmes një postimi në “Facebook” Vasili sulmon Gjonajn, ndërsa shkruan se ministrja është ‘memece për dokumentet që ka falsifikuar e manipuluar për Gjykatën Kushtetuese’. Mes të tjerash Vasili ka publikuar dhe disa dokumente ku sipas tij tregojnë shkeljen e ministres sa i takon procedurës së ndjekur për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

  • foto galeri
  • foto galeri

REAGIMI I VASILIT
Ministrja e drejtësisë shume memece per dokumentat qe ka falsifikuar e manipuluar per Gjykaten Kushtetuese !?
Po e njejta Ministre shume llafazane per moralin e saj, qe ngrihet lart e shume me lart akoma… e per te cilin nuk kemi asnje dyshim…!
Edhe shume memece edhe shume llafazane edhe me shume qejf me bishtin e flamurit te shqepur te reformes ne drejtesi ne dore.
Ja edhe dokumentet se mbase memeces i vjen goja….
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb