PARIS – Dhe menuja ndonjëherë bëhet shkak për krijimin incidenteve mes dy shteteve. I tillë ka qenë dhe rasti i Francës dhe Iranit, të cilat janë përplasur për një gotë verë.

E gjithë kjo situatë e nderë u krijua nga njëra anë në emër të fesë dhe nga ana tjetër e laicitetit. Mësohet se më datën 17 nëntor ishte parashikuar të mbahej një drekë pune në Paris mes presidentit, Francois Hollande dhe homologut të tij iranian, Hassan Rohani. Fatkeqësisht kjo drekë është anuluar për shkak se në menuja, ndër të tjera përmbante dhe verë.

Sipas informacioneve që përcjell Rtl, radio kryesore në vend, mësohet se delegacioni mik i kishte kërkuar vendit pritës që të mos shërbente verë në tryezë për këtë rast, duke qenë se alkoli bie ndesh me parimet e islamit, në menunë “hallall”. Sakaq, kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga autoritetet franceze, të cilat e kanë refuzuar ftesën, duke e anuluar drekën e punës, në emër të laicitetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: