Mërgim Mavaraj i ka surprizuar të gjithë me të ardhmen. Mbrojtësi shqiptar, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me Kombëtaren shqiptare, do të vijojë karrierën te Turgucu Mynçen, që militon në ligën e tretë në Gjermani.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i ri i 35-vjeçarit, që nëpërmjet një video speciale në faqen zyrtare në “Tëitter”, ka bërë prezantimin e Mavrajt.

“Në këtë klub vë re shumë gjëra që kanë dalluar dhe kanë formuar karrierën time. Mund të zgjidhja ndonjë rrugë më të lehtë, por nuk më pëlqen t’i bie shkurt, ashtu sikurse edhe Turgucu Mynçen nuk i pëlqen të gjejë rrugën e lehtë. Do punojmë së bashku si komunitet për të arritur te sukses”, – u shpreh Mavraj në lidhje me aventurën e tij të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb