STAMBOLL

Kryetari i Institutit Turk të Historisë (TTK), Prof. Dr. Refik Turan, duke rikujtuar se Hagia Sophia (Ayasofya) më parë është pranuar si meridiani zero, shprehu shpresën se edhe në të ardhmen do t’i rikthehet e drejta e pikënisjes së orës.

Në kuadër të përkujtimit të Aya Sofya do të organizohen aktiviteteve nga TTK pranë Institutit të Lartë Ataturk i Kulturës, Gjuhës dhe Historisë.

Turan gjatë fjalimit të tij në konferencën për media tha se me aktivitetet synojnë të njoftojnë Ayasofyan si dhe ta përkujtojnë Prof. Dr. Ahmet Haluk Dursun, ish-zëvendësministrin e kulturës së vendit, i cili humbi jetën në një aksident rrugor.

Ai tha se janë disa vlera historike dhe kulturore të cilat Stambollin e bëjnë Stamboll. “Një ndër këto është Ayasofya. Sepse, nëse i hulumtojmë veprat historike dhe kulturore në rruzullin tokësor, mund të thuhet se nuk ka ndonjë vepër historike që ka një thellësi të tillë historike dhe ende të jetë e hapur për përdorimin e njerëzve”, u shpreh Turan.

“Ayasofya është një pikë fokusi që përcakton garën midis civilizimeve”
Turan më tutje u shpreh se Ajasofja, mes viteve 532-537 kur është ndërtuar është bërë një pikë fokusi që përcakton garën midis civilizimeve dhe se ka gjetje historike se në vendin ku gjendet ajo para Krishterimit ka pasur një shenjtërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se Kryqëzata e katërt për Bizantin është shndërruar në një fatkeqësi të plotë. “Nga kjo njerëzit pësuan dëme të mëdha, një ndër vendet e dëmtuara ishte edhe Ayasofya”, tha Turan.
Turan gjithashtu edhe duke e përmendur Fatih Sultan Mehmetin, të cilin e ka identifikuar si një idealist tha se ai është një ndër personazhet kryesore që ka ndryshuar historinë botërore.

“Besojmë se Ayasofya sërish do të jetë pikënisja e orës”
“Ayasofya ka edhe një vend tjetër të rëndësishëm, një pjesë e cila quhet muvvakithane (vendi për vrojtime astronimike, ku përcaktohej koha e namazeve). Ayasofya është pikënisja e orës. Meridiani zero… Shteti Osman i asaj kohe thotë se ‘Jam fuqia e parë politike në botë’. Pikënisja e orës, përcaktimi i një vendi si meridiani zero nuk është vetëm një çështje shkencore, por tregon edhe fuqinë e vullnetit politik mbi botën. Anglezët këtë në vitin 1884 e transferuan në Greenwich dhe thanë se ‘Këtu është pikënisja e orës’. Ne besojmë se një ditë kjo e drejtë do t’i rikthehet Ayasofyas”, tha Turan duke tërhequr vëmendjen në pjesë të ndryshme të Ayasofyas.

Nga ana tjetër, zëvendëskryetari i TTK-së, Prof. Dr. Güray Kırpık potencoi se në mesin aktiviteteve që do të përfundojnë nesër kanë zhvilluar ekspozita, filma të shkurtër, debate dhe video promovuese.

“Këto janë dokumente që vendosin në pah identitetin historik të Ayasofyas dhe që tregon përkatësinë në civilizimin tonë”, tha Kırpık në lidhje me dokumentet që shfaqen në ekspozitë.
Ai shtoi se një Stamboll pa Ayasofyan nuk mund të konsiderohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb