Historiani Myzafer Bislimi ka folur në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në lidhje me qëndrimin e popujve të tjerë në rajon në raport me shqiptarët.

Ai deklaroi se serbët ashtu si dhe grekët që kanë pasur aspirata ndaj territoreve shqiptare kanë pasur një qasje tjetër.

Bislimi u shpreh se akademia serbe ka bërë studime speciale për të paraqitur shqiptarët si njerëz që nuk janë të denjë për të ndërtuar shtetin e tyre.

“Personi që është infektuar me propagandën serbe ka një qëndrim ndaj kulturës shqiptare. Ne shqiptarët nuk jemi ata që kemi vendosur të jetojmë këtu. Ne kemi jetuar gjithmonë në këto troje. Ishte i vetmi shtet që nga të gjitha anët kufizohej me shqiptarët. Ne dëshirojmë të vazhdojmë rrugën tonë si shqiptarë.

Prej formimit të shtetit serb ky ka qenë synimi i politikës serbe, por edhe asaj greke që kishin aspiracione ndaj territoreve shqiptare. Akademia serbe ka bërë studime speciale për të anashkaluar ndihmat. Ata kanë punuar që para botës t’i paraqesin shqiptarët si njerëz që nuk janë të denjë për të ndërtuar shtetin e tyre. Duhet t’i ndihmojë Serbia dhe në një kohë të ardhme mund të ndërtojnë shtetin e tyre.
Në Maqedoni ka ndryshime, por edhe këtu ka ende mbeturina të atyre sistemeve. Ne kemi historinë edhe faktet që gjenden kudo në Maqedoni dhe në vendet e tjera ku kanë jetuar fiset ilire”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb