Një i ri shqiptaro-amerikan ka treguar dje për gazetën lokale “New York Post” përballjen e tij me autorin e sulmit të përgjakshëm në Brooklyn që la mbi 20 të plagosur dhe lënduar.

Fitim Gjeloshi thotë se ai ndodhej ballë për ballë me kriminelin kur ai filloi të qëllonte në vagonin e mbushur plot me njerëz të martën në mëngjes.

Ai tha se ishte në trenin N pak përpara orës 8:30 kur vuri re një njeri të ulur në një cep që mërmëriste me vete.

“Mendova se kaq kohë sa kishte duke folur me vete, me siguri duhej të ishte i droguar”, tha 20-vjeçari.

Ai foli për gazetën “New York Post” pasi ishte intervistuar së pari në stacionin e policisë numër 72 në lagjen Sunset Park ku ndodhi krimi.

Kur treni ndaloi pak në stacionin e Rrugës së 59, i dyshuari papritur nxori një maskë gazi nga një prej çantave hapi një nga bombolat e gazit dhe tha oup, padashje, pastaj nxori një sopatë dhe një armë dhe filloi të gjuante”.

Ai thotë se i dyshuari qëlloi drejt tij në fillim , por ai arriti të largohej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb