Merr flakë në ecje një fuoristradë tip “Range Rover” në rrugën Krujë-Fushë-Krujë, pranë Krastës.

Fuoristrada sipas burimeve është në pronësi të një kompanie që jep makina me qira dhe paraprakisht mendohet të ketë marrë flakë si pasojë e një defekti në motor.

Në automjet ndodhej një person dhe kur ka konstatuar tymin që dilte nga motori ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar zjarrfikëset.

Dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme më shumë se gjysma e mjetit është shkrumbuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Informacion paraprak
Më datë 01.03.2021, në orën 13:00, në Krastë, Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Land Rover”, në pronësi të një kompanie që jep makina me qira. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: