Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj Don Gummer festuan 45 vjet martesë. Aktorja tre herë fituese e çmimit Oscar ka qenë me bashkëshortin e saj skulptor që nga viti 1978 dhe e ka mbajtur kryesisht lidhjen e tyre larg syrit të publikut.

Marrëdhënia e Streep dhe Gummer u zhvillua gjatë një prej periudhave më të errëta të jetës së saj të hershme. Çifti u takua përmes vëllait të saj aktor në vitin 1978, kur Streep po mbante zi për vdekjen e të dashurit të saj prej dy vitesh, kolegut të saj John Casale.

Ndërsa Gummer po udhëtonte jashtë vendit, Streep po filmonte Kramer vs. Kramer”. Por kur një aksident ndërpreu udhëtimin e Gummer, të dy u lidhën dhe përfunduan duke u dashuruar. Gjashtë muaj më vonë, në shtator 1978, ata u martuan në kopshtin e shtëpisë së prindërve të saj.

Çifti ka katër fëmijë, Henry, Mamie, Gracie dhe Louisa. Duke folur për Sydney Morning Herald në 2019, Streep shpjegoi se ajo dhe burri i saj artist plotësojnë njëri-tjetrin si prindër, duke e quajtur atë “policin e mirë” dhe veten “police e keqe”.

“Puna në grup është gjithçka. Burri im Don ishte … shumë i përfshirë ”, tha ajo. ” Ai ishte pak më i qetë për prindërimin. Unë isha më shumë një nënë tigër”.

Aktorja nuk flet shpesh për jetën e saj personale, por Gummer ka qenë në krah të saj në disa dalje dhe tapete të kuq ndër vite.

Në vitin 2002, Streep foli për Vogue për mënyrën sesi arriti të mbante një marrëdhënie të shëndetshme me burrin e saj gjatë gjithë këtyre dekadave. Sekreti i tyre është “vullneti i mirë dhe gatishmëria për të bërë kompromis”, sipas aktores fituese të çmimeve.

‘Ai është gjithmonë një negociator i madh. Unë gjithmonë kam një nevojë holistike për të punuar dhe për të pasur lidhje të madhe dashurie në jetën time. Nuk mund ta imagjinoj të shmang njërën për tjetrën ”, tha Streep.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb