Greqia për disa ditë me radhë ka luftuar me ciklonin dhe pandeminë, teksa tashmë po numëron dëmet që la pas e para si fatkeqësi natyrore.

Por ndërkohë edhe COVID-19 ka shënuar më shumë viktima në 24 orët e fundit, tekas 7 pacientë humbën jetën.

Por lajmi i mirë është që numri i rasteve të reja ka rënë, pasi 170 u regjistruan së fundmi.

Më problematik mbetet rajoni i Atikës ku janë vendosur dhe disa masa të reja ndaj COVID-19 që hyjnë në fuqi nga nesër, ndërkohë sot pati 89 të infektuar.

Më e qetë është situata në veri të vendit me Selanikun që pati 13 raste të reja dhe 19 raste që po hetohen në Trikala.

Po ashtu COVID-19 ka shpërthyer edhe në ishullin Samos, kufi me Turqinë, teksa pati 22 raste të reja por nuk dihet nëse të infektuarit janë klandestinë apo banorë të ishullit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb