Meghan Markle ka hedhur akuza të forta ndaj familjes mbretërore duke thënë se ata nuk dëshironin që djali i saj, Archie të ishte një princ. Në intervistën për Oprah Ëinfrey, dukesha e Sussex-it tha se familja mbretërore ishte e shqetësuar për faktin sesa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj.
Markle hodhi poshtë lajmet se ajo dhe Harry kishin vendosur që Archie të mos kishte një titull mbretëror, të cilin ia dhuronte Mbretëresha, me pretendimin se donin që ai të kishte një jetë normale.

Kur u pyet nga Oprah nëse djalit të saj nuk i është dhënë titulli “për shkak të racës së tij”, Markle konfirmoi se ishte e vërtetë.
Meghan nuk pranoi të tregonte se cili anëtar mbretëror kishte biseduar me Harry për ngjyrën e lëkurës së Archie-t, duke thënë se do të ishte e dëmshme për personin në fjalë.

Kur Harry u pyet për bisedën në fjalë, ai u shpreh: “Atë bisedë që nuk do ta ndaj kurrë, por në atë kohë, ishte e vështirë. Isha pak i tronditur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb