Në vigjilje të derbit kundër Milan, në shtëpinë ziklatër janë disa dilema që kërkojnë ende kohë për të marrë një përgjigje përfundimtare. Nëse për Samir Handanovic, Conte do të pres deri në sekondat e fundit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Lautaro dhe Bastoni, të dy të pezulluar.

Eriksen Lukaku
Eriksen Lukaku

Kundër Milan është ende e paqartë nëse do të jetë në fushë Sensi, një lojtar që Conte e dashuron por nuk është momente për tu nxituar, rolin e tij mund ta mbuloj lehtësisht edhe Eriksen. Dëmtimi në pulë nuk është i letë dhe askush nuk dëshiron të rrezikoj me aktivizimin e Sensit. Në mbrojtje, në vend të Bastonit, pritet që në derbi të zbres si titullar Diego Godin, një lojtar me shumë eksperiencë.

Alexis Sanchez 380
Alexis Sanchez 380

Në sulm përkrah Lukakut pritet të luaj Sanchez, pjesa e tjetër e formacionit nuk pritet të ketë ndryshime.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb