Ëndrra e tifozëve të Juventusit për të parë sërish Paul Pogba me fanellën bardhezi nuk është shuar kurrë, përkundrazi. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, është pikërisht “Zonja e Vjetër” e cila është në avantazh për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez. Pak ditë më parë bëri jo pak buje deklarata e Pogba në lidhje me Real Madrid dhe të ardhmen e tij por gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për të lëvizur nga Manchesteri pasi në lojë futet menaxheri i tij Mino Raiola.

Manchester United V Brighton & Hove Albion Premier League
Manchester United V Brighton & Hove Albion Premier League

Pogba ka një kontratë me Man.United deri në vitin 2021, pra ka ende kohë për të folur për të ardhmen. Nëse United nuk i ofron një rinovim kontrate me kushtet që kërkon dyshja Pogba-Raiola, atëherë pritet të ndizet një gare e vërtetë ndërmjet Juves dhe Real Madrid. Gjithnjë sipas “AS”, presidenti Agneli, Nedved dhe Paratici janë duke menduar seriozisht për të përforcuar mesfushën dhe Pogba është emri i parë në listë, një mesfushorë klasi që do të rriste shumë cilësinë në mesfushën e “Zonjës së Vjetër”.

Pogba Raiola
Pogba Raiola

Në këtë pikë Juve ka një plus më shumë se sa Real Madrid, kanë një marrëdhënie shumë të mirë me agjentin e tij Mino Raiola, krejt ndryshe nga raporti i tij me presidentin e Realit, Florentino Perez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb