Këngëtari Arben Duro ishte i ftuar këtë të diel në “Gëzuar me ju” së bashku me miq artistë, bashkëpunëtorë e familjarë.

Mes të ftuarve ishin këngëtarët Arben Sinani dhe Pirro Duka, Gëzim Alimehmeti artist, valltar, koreograf, Spiro Roko, artisti Benjamin Bakalli, këngëtari Rubin Kaso dhe motra e tij Suzana Duro, e cila ndau kujtime nga fëmijëria e tyre.

Disa nga këngët që Arben Duro së bashku me muzikantët përformuan në studion e “Gëzuar me ju” ishin, “Hëna e plotë”, “Feneri”, “Prindërit”, “Jam djall dhe dreq, por nuk jam i keq”.

Ndërkohë Arben Sinani dhe Pirro Duka zgjodhën ta përshëndesnin me një këngë të interpretuar vetëm me dy kitare mikun e tyre Arben Duron dhe gjithë teleshikuesit, siç këngët interpretoheshin dikur te Liqeni.

Moment shumë i bukur ishte edhe kur në program u shfaq një videomesazh nga vajza e Arben Duros, e cila i kishte dedikuar disa fjalë zemre babait të saj, duke theksuar se është rritur me këngët e tij. Këngëtari tha se e bija këndon shumë bukur dhe së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim së bashku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb