GJERMANI – Mesazhi i një vajze gjermane, drejtuar kancelares Angela Merkel, po bën xhiron e botës në internet. 16-vjeçarja i kërkon ndihmë kancelares, që të rikthejë sigurinë në vend, pasi siç thotë ajo, jeta në Gjermani është bërë e frikshme.

“Faleminderit Angela Merkel që po vret Gjermaninë.”- i drejtohet vajza kancelares Merkel, duke iu referuar politikës së dyerve të hapura për refugjatët.

“Të lutem na ndihmo… është shumë e vështirë të jetosh në Gjermani si një vajzë sot. Jemi shumë të frikësuara kudo, madje edhe kur dalim me familjen apo edhe kur shkoj të shoh në kinema film me shoqet. Zakonisht kthehem në shtëpi para orës 18:00 të mbrëmjes dhe është shumë e frikshme. Politikanët jetojnë nëpër vilat e tyre luksoze, pinë kokteile dhe nuk bëjnë asgjë. Unë nuk e di në cilën botë jetojnë ata, por ju lutem, ju lutem na ndihmoni!”- thotë 16-vjeçarja Bibi Wilhailm.

Ndërkohë, videoja e vajzës gjermane është cilësuar nga shumë persona si një fjalim urrejtjeje ndaj myslimanëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: