Mësuesja e fizikës, Inva Koçiaj në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në Neës24 ka thënë se mësuesit po hasin shumë vështirësi me mësimin online dhe ajo i kategorizon në 3 grupe.

Koçiaj shprehet se e para është baza materiale pasi ajo si mësuese fizike duhet të bëjë shumë formula dhe figura dhe nxënësit zakonsiht nuk e pëlqejnë shkrimin e dorës në online. Ajo thotë se shumë mësues nuk dinë të përdorin platformat e ndryshme si dhe nuk kanë një dërrasë të zezë.

E dyta sipas saj, oraret fikse nuk funksionojnë pasi në kushte shtëpie shumë nxënës punojnë me mjetet teknologjike të prindërve dhe mësuesit detyrohen të japin mësim disa herë duke kujtuar që dhe vetë janë në kushtet e nxënësve si dhe prindër.

Si dhe Koçiaj propozon se duhet të shmanget vlerësimi me notë duhet të hiqet për këtë semestër të tretë pasi do i penalizojë nxënësit si dhe i mbingarkon mësuesit në një periudhë mësimi online siç e thotë ajo, pa kufij dhe orar.

”Vështirësitë janë të ndryshme. Nuk ishim parapërgatitur. Totalisht e re. Nuk është e njëjtë sikur të kemi mësimdhënie në klasë por kemi vështirësi.
Kemi vështirësi në 3 grupe sipas mendimit tim dhe të kolegëve të mi.
Problematika e parë tek baza materiale. Mësuesit duhet të përgatisin mësime të reja me kurrikulën që po ndjekim.Nëse ndjekim mësim duke ndjekur programin ne po bëjmë një riprogram që do kohë, punë dhe për një lëndë shkencore apo siç është fizika apo lëndë të tjera që kanë figura pa fund, formula do shumë kohë që ta koncentroj dhe t’ja jap të lehtësuar dhe ne i bëjmë me shkrim që jo gjithmonë është e pëlqyer.

Ne na është vendosur një orar. Jo gjithmonë arrihet. Një klasë me 30 veta jo 30 veta arrihet të lidhen në të njëjtën kohë. Nuk kanë pajisje elektronike të tyre dhe presin prindërit të kthehen nga puna. Ne të njëjtën punë e bëjmë disa herë. Njëherë me një grup njëherë me të tjerë me platforma ëhatsUpp, Google, Zoom.
Kjo është pjesë e kushteve teknike dhe është shumë e vështirë. është punë e shumëfishtë. Nuk kemi letër, jemi mësuar mbi letër dhe tani duhet të korrigjojmë mbil PDF, dhe jo të gjithë mësuesit dinë të përdorin. Duhet të ishte eleminuar vlerësimi në këtë mënyrë pasi ka vështirësi.

Ne ndjekim udhëzime, ka udhëzime nga DAR dhe Ministria. Mundohemi të ndjekim udhëzimet. Deri tani lehtësimet janë vetëm për nxënësit. Në kushtet ku jemi ne, dhe ka lehtësira më pak për mësuesit dhe duhet të ketë më shumë.
Padyshim, përgjithësisht komunikimet kanë qenë me telefonata dhe edhe prindërit i kanë zgjedhur me telefonata. Jo të gjithë prindërit kanë mundësi me metodat e tjera teknologjike. Nuk është bërë deri më tani një takim me prindërit online me të gjithë prindërit, por nëpërmjet telefonatave, mesazhe, e-mail.

Ne mund të marrim e-maile dhe në 12 të natës. T’i ketë ardhur interneti, dritat nxënësit pra kushtet teknike. Apo edhe pyetje. Kjo është punë pa kufij dhe kohë. Aq më tepër vështirësi ka me nxënësit e vegjël. është shumë e vështirë të ndaj kohën, bëj mësimin online kur fle djali sepse vajzën e lë të punojë individualisht. Unë shtyj mësimin në varrësi të kushteve i them nxënësve të më mirëkuptojnë. Janë kushte shumë të vështira. është punë që nuk ka marrë ende kohën dhe formën e duhur.

Shpresoj mos zgjasë shumë dhe vazhdoj të mendoj sidomos maturantave që kanë merakun e provimeve do përgatitemi shumë mirë por do përgatitemi për skenarin më të keq. Të shmangeshin vlerësimet. Dhënia e notave ose të lihej për një periudhë të dytë. Mbase është koha që nxënësit duhet të mësojnë jo për notën por për veten. Ndoshta për semestrin e tretë të shmangej dhe mos kishte penalizime. Në këndvështrimin tim kjo nuk ndodh. Mësuesit bëjnë një punë kolosale me detyrat dhe vlerësimet prandaj them se vlerësimi të shamnget.”- tha Inva Koçiaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb