Barcelona ka mundur 5-1 skuadrën franceze të Lyonit ku Lionel Messi shënoi dy herë dhe asistoi dy herë në këtë fitore. Argjentinasi foli pas ndeshjes edhe për paraqitjen e Cristiano Ronaldos ndaj Atletico Madridin. Portugezi shënoi het-trik në atë ndeshje.

“Ajo që bëri Cristiano Ronaldo dhe Juventus ishte mbresëlënëse. Mendoja se Atletico Madrid do të kalonte më tutje. Ronaldo kishte një natë magjike me tre gola”, tha Messi.

Messi u pyet edhe për një përballje të mundshme me Ronaldon dhe Juventusin.

“Cdo kundërshtar është i vështirë. Ajax, për shembull, tregoi që ka një ekip të madh me lojtarë të rinj dhe nuk i frikësohen askujt. Do të jetë e vështirë, pa marrë parasysh se me kë do të përballemi.Ne duhet të përgatitemi për një sfidë të vështirë”, deklaroi Messi.

Shorti do të hidhet të premten nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës. Klubet mund të ndeshen me njëra tjetrën  përfshirë edhe klubet që vijnë nga i njëjti shtet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb