E vështirë të besohet, por ja që ndodhi. Messi largohet nga Barcelona pas 18 vitesh në Katalonjë.

Klubi njoftoi të enjten se nuk ka arritur marrëveshjen për rinovimin me 6 herë fituesin e topit të artë dhe kësisoj, ai është tani i lirë të firmosë me çdo ekip që ofron kushtet e duhura.

Të shumtë janë sportdashësit që kanë nisur të aludojnë rreth destinacionit të ardhshëm të Leos, e një nga klubet që kuotohej më shumë ishte Manchester City. Kjo për faktin, se në Machester është Pep Guardiola, e dihet lidhja e tij me “pleshtin”. Por ka qenë vetë tekniku ai që ia ka mbyllur dyert numrit 10. Në një intervistë për mediat, ai ka thënë se kanë shpenzuar shumë para për Jack Grealish, duke shtuar se për momentin argjentinasi nuk është në planet e klubit.

“Messi? Kemi shpenzuar 100 milionë paund për Gealish, sepse ishim të bindur për të dhe se nuk mendonim se Leo do të braktiste Barcelonën. Për momentin ai nuk është në planet tona. absolutisht jo”, tha Pep.

Ndërkohë ai ka treguar momentet e para kur mësoi rreth largimit të “pleshtit” nga Katalonja.

“Ishte surprizë e madhe për të gjithë, përfshirë edhe mua. Presidenti ishte i qartë sot. Unë nuk fola me lojtarin apo me presidentin. Si tifoz doja që të qëndronte, por klubi shpjegoi arsyet e veta dhe besoj ashtu ka për të qenë më mirë”, u shpreh Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb