Tifozët e futbollit botëror kanë ëndërruar gjithnjë që një ditë ti shihnin në fushë, jo më si rivalë por me të njëjtën fanellë, bëhet fjalë për dy nga lojtarët më të mirë në botë, Ronaldo-Messi. Kjo ide u lakua jo pak gjatë periudhës kur Ronaldo vendosi të largohej nga Juventus, një vit më parë.

E vetmja skuadër që mund ti bënte bashkë ishte PSG, francezët janë sërish e vetmja skuadër që mund ti bëjë bashkë. Me ardhjen e Ten Hag në krye të Man.United duket sikur nuk ka vend më për CR7, detaj që mund të sjell largimin e portugezit pas vetëm një viti.

Cr7
Cr7

Nëse Mbappe vendos të largohet te Real Madrid, atëherë drejtuesit e PSG do të përpiqen të vënë në jetë këtë ide të çmendur, të bëjnë bashkë C.Ronaldo dhe Leo Messin. Gjithashtu në media këtë periudhë është folur dhe për një rikthim të mundshëm te CR7 në Madrid, por edhe në këtë rast ky opsion është i lidhur ngushtë me kalimin ose jo të Mbappe.

Kylian Mbappe Frustrated Psg 030722
Kylian Mbappe Frustrated Psg 030722

Pikësëpari, për të kuptuar se ku do të vijojë karrierën Ronaldo, duhet kuptuar se çfarë do të vendos Kylian Mbappe, do të pranojë ofertën e PSG për të rinovuar apo do të transferohet në Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: