Lojtari më i mirë në botë, Leonel Messi ka përfituar shpesh herë rritje rroge për shkak të performancës së tij të mirë në fushën e gjelbër. Sipas gjasave, rroga e tij mund të dyfishet sërish.

Mundo Deportivo shkruan se Messi përfiton 22.8 milionë euro në vit, ndërsa thekson se në sezonin e ardhshëm ai do të përfitojë 39.4 milionë euro në vit.

E përditshmja katalunase gjithashtu shkruan se në kontratën e Messit, të nënshkruar në vitin 2014 dhe i skadon në vitin 2018, në rast të shitjes Barcelona do të duhej t’i jepte argjentinasit edhe 19.9 milionë euro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: