Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar sot publikisht se në disa shkolla ka ka mësues të infektuar me koronavirus. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Vokshi pohoi se disa prindër kanë denoncuar pranë PD-së se në shkollën Petri Nini Luarasi ka mësues të infektuar me COVID-19.

Ajo theksoi se shkollat, bashkë me strukturat përkatëse nuk kanë marrë masa për mbarëvajtjen e situatës siç ishte sot problematika sipas saj, grumbullimi i prindërve jashtë shkollave.

“Sot ka qenë kaos total. Nuk ruhej distanca. Një pjesë e fëmijëve ishin pa maska. Kishte një çorganizim të shkollave në këtë fillim viti. U krijuan turma të mëdha jashtë shkollave. Ky është një tubim, që policia në një rast tjetër të ngjashëm s’do e kishte lejuar. Quhet tubim të një grupi personash, të ngjitur dhe pa maska. Prindërit janë shtyrë me njëri-tjetrin. Sa i vlen kjo fëmijës? informacionet që ne kemi, në rrethinat e Durrësit, Lezhës e Kurbin, situata të tilla dhe kushte të tilla, siç është dezinfektimi, është e pamundur. Dhe në shkollën në zonën e Freskut, është e pamundur kjo. Mund të ishim marrë masa të ndryshme. Prindërit nuk ishin njoftuar, se dinin se kush ishte mësuesja kujdestare e fëmijëve. Nëse do kishte një komunikim të mirë midis institucioneve shtetërore dhe shkollave e mësuesve, dhe më pas me prindërit dhe fëmijët, atëherë do ishte më mirë. Nëse fëmijët vinin sipas klasave në orare të ndryshme, do ishin shmangur disa probleme. Një pjesë e shkollave dukeshin se kishin marrë një pjesë të masave, kryesisht ne Tiranë. janë 78 shkolla në Kukës shikoni kushtet, nuk është vënë dorë fare. Në Kurbin janë shembur 3 shkolla, fëmijët janë lënë në harresë. Fëmijët dhe mësuesit nuk janë testuar, ata nuk e dinë nëse janë të infektuar apo jo. Ne denoncuam dje rastin e shkollës “Jeronim De Rada” , ku ¼ e stafit është pozitiv. A mendoni pak se nëse ky pozitivitet në një shkollë doli kaq, po në shkollat e tjera që nuk është bërë tamponi? Jeta e Erjon Veliajt dhe e stafit të tij është më e shenjtë, por jeta e fëmijëve dhe prindërve jo. Kanë marrë nëndrejtorët e shkollave në Tiranë dhe i kanë çuar tek shkolla Jeronim De Rada. Pse nuk harxhon shteti për një mbarëvajtje mësimdhënie. Ne nuk duhet të rrisim një brez COVID, por me një brez ku bëhet mësimdhënie. Një tjetër denoncim që erdhi në PD është që në shkollën Petro Nini janë disa mësues me COVID, por që nuk i është bërë tamponi. Denoncimi është bërë nga prindërit. Nuk e di nëse ata janë karantinuar. Duhet të dalë ministria e Arsimit dhe të flasë dhe të tregojë çfarë ndodh. Por a keni dëgjuar deri më sot se sa mësues janë testuar deri më sot?!”, tha Vokshi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb