Ish- deputetja e LSI, Nora Malaj në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për eksperiencën e saj me mësimin online në këtë kohë pandemie.

Malaj tha se arsimi tashmë e kaloi fazën më të vështirë pasi e lidhi komunikimin e nevojshëm teksa u shpreh se universitetet publike dhe private kanë bërë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim.

Ajo u shpreh se tashmë mësimi duhet të vijojë online kurse në një kohë të mëvonshme për të mbyllur ciklin e plotë të ofrohen lëndë të dedikuara apo konsulta me studentët.

Ndër të tjera Malaj propozon që zgjedhjet e 14 qershorit në universitete duhet të shtyhen me 1 muaj për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dhe madje sipas saj kjo i takon Universiteteve dhe jo Ministrisë së Arsimit.

 

 

”Atë e kam vlerësuar për të gjithë arsimin, mësuesit janë heronjtë kombëtarë sa i përket dijes në kohë pandemie. Më kapi dhe mua si lektore në Universitet dhe dua të falenderoj gjithë kolegët që ndonëse nuk ishin të informuar, nuk e dinin çdo të ndodhte kaluan fazën e parë të vështirësisë.
Shqiptarët sot, mësuesit dhe pedagogët nuk kanë kushte të jashtëzakonshme. Ishin objekt dhe subjekt i kësaj situate. Përveç se duhet të organizonin mësimin, jo të gjithë e kishin një laptop apo linjë të dedikuar, jo të gjithë fëmijët e vegjël e kishin mundësinë madje kishin dhe disa metodika të reja.
Arritëm të superojmë fazën më të vështirë. Vendosëm komunikimin. Duhen falenderuar dhe ju gazetarët e mediat që informuar hapur edhe nga ministria e Arsimit për menaxhimin e situatës. Tani jemi në një fazë në një aksion të madh të mbylljes së ciklit parauniversitar dhe universitar. Por si do bëhet viti i ri akademik. Një rikonceptim të plotë të sistemit të arsimit. Nuk do ketë vetëm nxënës real por dhe virtual. Nuk e dimë si do vijojë pandemia.
Kemi 3 kategori të fëmijëve që rikthehen në shkolla, është matura. Ministria e Arsimit në disa vendime ka qenë e saktë. Për shembull matura të zhvillohet me shumë kujdes. Të ulet stresi psikologjik. Duhen masa që nga sterilizimi, dezinfektimi, por edhe maturantët ta realizojnë në kushte të plota procesin.
Nuk është se është një proces i pamundur. Nuk do të jetë si proces real por kërkoj që gjithë palët që të rinjve t’u japim shansin të mos ndihen të paplotë në këtë proces. Sa i përket pjesëmarrjes në këtë proces, besoj që mendoj se në urdhrin që ka nxjerrë Ministria e Arsimit apo dhe Drejtori shkolle mund të plotësojnë nevojat, konsultimet për nevojat aktuale.
Ky ishte rast për t’u studiuar përtej aspektit të mësimit dhe mund t’u them një bravo të madhe universiteteve publike dhe jopublike. Kanë bërë përpjekjet maksimale në kushtet aktuale teksa studentët kanë një profil tjetër. Tek Bachelor kemi ata që janë në punë apo derisa u mbyllën. Një pjesë e mirë e studentëve kanë pasur mundësi që ta realizojnë mësimin edhe pushimet e punës. Një student ka ndjekur mësimin pas operacionit në spital. Pjesëmarrja në sistem do jetë atëhere kur studentët ta kenë të nevojshme konsultat apo lëndët e dedikuara për të mbyllur plotësisht.
Propozoj për zgjedhjet që të shohë shansin në respekt të urdhërit të Këshillit të Ministrave le të shtyhen dhe të kenë shansin të jenë pjesë e zgjedhjeve pedagogët apo studentët. ”- tha Nora Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb