TIRANE

Pas akuzave në adresë të saj, bërë nga presidenti i Republikës, Ministrja Etilda Gjonaj, thyen heshtjen përmes rrjeteve sociale. Ndërsa i konsideron paralajmërin e Presidentit, si marrëzinë e radhës, Gjonaj shkruan se është e gatshme t’i përgjigjet ligjërisht Kreut të Shtetit.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.” -shkruan Gjonaj.

Whatsapp Image 2020 02 21 At 3.15.19 Pm
Whatsapp Image 2020 02 21 At 3.15.19 Pm

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi sot se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa i ka kërkuar asaj që të japë sa më parë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë si qytetare e thjeshtë e këtij vendi.

Ndaj ministres Gjonaj, Kreu i Shtetit renditi disa vepra penale, si shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb