Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një statusi në Facebook ka shprehur kënaqësinë që pikërisht në të Enjten e Shenjtë të Pashkëve Katolike, Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës nga Papa Françesku.

Meta shpreh më tej bindjen se Imzot Arjan Dodaj do të forcojë akoma më shumë dedikimin e tij të njohur, në shërbim të besimtarëve katolikë në vendin tonë.

STATUSI I PLOTE
Mësova me shumë kënaqësi lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës.
Duke i uruar punë të mbarë në misionin e tij, jam i bindur që emërimi i Imzot Arjan Dodaj në këtë detyrë të rëndësishme, pikërisht në të Enjten e Shenjtë të Pashkëve Katolike, do të forcojë akoma më shumë dedikimin e tij të njohur, në shërbim të besimtarëve katolikë në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: