Presidenti Ilir Meta thekson se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

Kreu i Shtetit Shqiptar vlerëson gjestin e eurodeputetëve për të kërkuar heqjen e vizave për Kosovën, duke theksuar se perspektiva evropiane e Kosovës po rritet dhe forcohet çdo ditë.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon! ?? ??”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb