Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta prej COVID-19 të aktorit të njohur shqiptar, Guljelm Rajoda.

Meta thotë se Guljelm Radoja ishte ‘’Petro Nini Luarasi’’ i kinematografisë shqiptare dhe la gjurmë të përhershme.

Ai theksons e personazhet e interpretuara prej tij do të jenë të paharruara për shumë dekada.

 

STATUSI NGA ILIR META

Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës shqiptare, artistit të madh Guljelm Radoja, i cili me veprën e Tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve.

Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”. Ashtu sikundër do të jenë të paharruara për të gjithë ne edhe dhjetëra personazhet e interpretuara prej Tij për shumë dekada.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

Lamtumirë miku ynë i dashur!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb