Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot të dhënat zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, ku shprehet se numri i të prekurve nga pandemia është 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

“COVID-19 nuk ndalet me propagandë. Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut”, shkruan Meta teksa bën thirrje për hartimin e një plani të qartë.

STATUSI I PLOTE
Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

COVID-19 nuk ndalet me propagandë.

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut. ??

142417368 3713242898721956 7071777161406567863 O
142417368 3713242898721956 7071777161406567863 O

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: