Presidenti Ilir Meta ka përgëzuar kombëtaren e femrave kuqezi për fitoren 4-2 Maqedonisë së Veriut.

Meta shkruan në rrjete sociale se me dy fitore në tre ndeshjes së Ligës B të Kampionatit Evropian U-17, ekipi Kombëtar ka arritur një rezultat historik dhe një shpresë për të ardhmen.

Postimi i Ilir Metës:

Urime të përzemërta Kombëtares Kuqezi të femrave dhe trajnerit të tyre mirënjohur, Agustin Kola për fitoren e sotme plotësisht të merituar 4-2 në sfidën me Maqedoninë e Veriut.
Me dy fitore në tre ndeshjet e Ligës B të Kampionatit Europian U-17 ekipi Kombëtar i Shqipërisë ka arritur një rezultat historik që na jep shpresë për të ardhmen.
Shumë krenar për vajzat tona kuqezi!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: