Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në rrjete sociale, e ka cilësuar si kuptimplotë mesazhin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, të dhënë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Meta shkruan se duhet të bëjmë realitet vizionin për një Evropë të hapur dhe të bashkuar. Kjo është dhe arsyeja sipas tij që NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe nuk duhet lejuar sipas Metës që kjo derë të mbyllet.

Postimi i Ilir Metës:
Shumë kuptimplotë mesazhi i Kryeministrit britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. #MSC2022

“Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse #NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: