TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me gazetarin Ylli Rakipi, i cili është kërcënuar për jetën me mesazhe elektronike dhe në mënyrë të drejtpërdrejt. Presidenti Meta ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarit Rakipi duke kërkuar hetimin me përgjegjësi maksimale.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta pasi u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, zotit Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z.Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës.
Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z.Rakipi dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.
Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Njëkohësisht Presidenti Meta i bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb