TIRANË- Komisioni Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn është pritur sot edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta ku u dhanë disa meshazhe.

Pas vendimit të Këshillit Evropian të qershorit, për Shqipërinë, Kreu i Shtetit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshëm, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti Meta vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave.

“Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë elemente kyç për eurinë e suksesshme të reformave”, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e axhendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, si një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.

(m.k/BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb