Përmes një postimi në facebook deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet vendore. Ndërsa e etiketon kreun e qeverisë si kalorësin dështak të rilindjes, Maliqi shkruan se ai doli në konferencë si triumfator pas dështimit.
“Kaloresi deshtak i rilindjes ne konferenc si triumfator pas deshtimit,pas shuplakes qe i dhane me bojkot shqiptaret dhe socialistet e zhgenjyer.Humbjes i thote fitore,deshtimit i thote triumf,te zezes i thote bardhë” shkruan Maliqi, ndërsa kërkon reagim sa më të shpejtë nga opozita.
“Opozita të reagoj sa me shpejt, ky diktator i djersitur sot para kamerave duhet rrezuar sa ne shpejt se cdo dite qe qëndron eshte fatkeqesi kombtare. Mafia,bandat ,oligarket nuk e lene të terhiqet.Populli,opozita te ngrihet menjeher te marr në dorë fatet e vendit drejt Europes,te shkepus kthetrat e krimit qe mban peng institucionet e vendit.Revolte popullore demokratike me qëndrese te madhe te jashtëzakonshme deri ne zgjedhje te parakohshme.Liri demokraci.” Mbyll Maliqi reagimin e tij.
Me herët Maliqi publikoi në “Facebook” disa mesazhe nga Kuçova e Berati, ndërsa i bën thirrje OSBE të mos skandalozet nga zhgarravinat, fletët e pavlefshme, fyerjet për qeverinë e krimit, nëse do vëzhgojë numërimin e votave.
Sipas Maliqit, sot dështoi rilindja, qeveria e krimit, Parlamenti i mbushur me kriminelë e të paaftë. Deputeti thekson se nuk kanë votuar më as 19% e popullsisë në shkallë vendi.
“OSBE/ODIHR po vëzhguat po monitoruat numerimin e votave do skandalizoheni me zhgarravinat,fletët e pavlefshme,fyerjet per Qeverin e krimit. Shikoni mesazhet vetem ne Kucove e Berat. Rilindja dështoj,Qeveria e krimit,oligarkëve ra,Parlamenti ilegjitim i mbushur me servil,te paafte,te lidhur me krimin e korrupsionin.
Skanë votuar as 500.000 vota të vlefshme ,19% ne shkalle vendi skandal pjesmarrja e ulet,mgjse administrata shkoj me urdher e shantazhuar dhe kercenuar per vendin e punes.Nga 1 milion shuplaka ne 2017,Rilindja perfundoj ne 500 mije pra 1/2 ne 2019,rilindje gjysmake e deshtuar totalisht.
Presidenti të shperndaj Parlamentin.Opozita te ngrihet në këmb në protestë madhështore drejt zgjedhjeve lokale dhe te parakohshme per te ardhmen ekonomike te sigurise dhe ëndrres Europiane.Shih sms-të??? Turp”, shkruan Maliqi.



(BalkanWeb)