Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se Presidenti në detyrë Ilir Meta veproi në mungesë të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tille në Kushtetutë dhe në ligjin elektoral.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla rendit 4 konkluzionet e Komisionit të Venecias.
Gjithashtu Balla deklaron se e mirëkupton gjendjen e vështirë të Presidentit, e cila sipas Ballës kuptohet nga era e rëndë reagimit të tij, pas miratimit të Raportit Plrfundimtar pak më parë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Komisioni Europian per Demokraci permes Ligjit, siç njihet Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se:
1. Presidenti ne detyre Ilir Meta veproi ne mungese të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute dhe ne ligjin elektoral.
2. Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.
3. Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata perfaqësojne një pjese te caktuar te votuesve, nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine te pengonin çdo proces zgjedhor ne te ardhmen.
4. Është kompetencë vetëm e Kuvendit dhe me tej vetem e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra.
Personalisht e mirëkuptoj gjendjen e vështirë të Presidentit, e cila kuptohet nga era e rëndë e reagimit të tij, pas miratimit te Raportit Perfundimtar pak më parë.