Presidenti Ilir Meta ka takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti në Kishën e Shën Mëhillit në Laç.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta pohoi se ka falënderuar përfaqësuesit e kishës dhe vullnetarë të saj për solidaritetin dhe shërbimin ndaj qytetarëve të prekur nga fatkeqësia natyrore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Vizitova sot pasdite Kishën e Shën Mëhillit në Laç, ku u takova me banorët e prekur rëndë nga tërmeti, të cilët po e kalojnë emergjencën nën kujdesin jashtëzakonshëm të Kishës dhe vullnetarëve të saj të palodhur, të cilët i falenderova me mirënjohje për solidaritetin dhe shërbimin e pashoq.”, shkruan Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb