Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar me një dekoratë nderi një ndër personalitetet e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, Prof. Dr. Fatmir Terziu.

Meta thotë se me veprimtarinë e tij të suksesshme profesionale dhe intelektuale Profesor Tereziu ka dhënë një ndihmëse të çmuar jo vetëm për evidentimin e lartësimin e vlerave kombëtare, por edhe afirmimin e shqiptarëve në Britani.

Postimi i Ilir Metës:

Me mirënjohjeje për kontributin e shquar dhe të gjithanshëm në fushën e arsimit, medias dhe etnokulturës, si dhe për angazhimin e palodhur për mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë, pata kënaqësinë të vlerësoj një nga personalitetet e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, Prof.Dr. Fatmir Terziu.

Me veprimtarinë e tij të suksesshme profesionale, intelektuale dhe atdhetare, sidomos në mjedisin akademik britanik, Profesor Terziu ka dhënë një ndihmesë të çmuar jo vetëm për evidentimin e lartësimin e vlerave tona kombëtare, por edhe për afirmimin e shqiptarëve në Britani dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë miq.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb