TIRANË 

Deputeti Lefter Maliqi, në fjalën e tij të mbajtur në parlament, deklaroi se presidenti Ilir Meta do të jetë edhe së paku 30 vjet në politikë.

Maliqi theksoi se presidenti aktual e solli këtë qeveri në pushtet, duke shtuar se vota e tij personale është kundër shkarkimit të kreut të shtetit.

“Jeni kryetradhtarë për masakrën elektorale, drogën dhe krimet. Sot është një fletë-rrufe e dytë e Komisionit Hetimor. Vota ime është kundër shkarkimit të presidentit. Meta iu dha qeverinë dhe do e keni edhe së paku 30 vjet në politikë.

Votimi do jetë monist si më 2019, sepse parlamenti ka dy vjet që është i kapur, ka punuar kundër interesave të shqiptarëve, kjo qeveri ka përdorur kriminelët në zgjedhje”, deklaroi ndër të tjera Maliqi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: