Ish-ministri i Arsimit dhe ish-deputeti demokrat Genc Pollo me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se metodologjia e re prezantuar nga Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi është diçka jashtëzakonisht pozitive.

Pollo vlerëson se në këtë metodologji ka parë si pozitive fokusin tek zbatimi në praktikë i shtetit ligjor dhe fokusi tek përpjekja e komisionerit për të kuptuar thelbet e problemeve në Tiranë e në Shkup.

Postimi i ish-deputetit Genc Pollo:

Ndoqa me vëmendje prezantimin e metodologjisë së re nga Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi. Dy gjëra më lanë mbresë të veçantë

E para fokusi i tij e i metodologjisë së re tek zbatimi në praktikë i shtetit ligjor.

Së dyti tek përpjekja e tij gjatë vizitës në Tiranë e Shkup për të kuptuar rrënjët e problemeve që pengojnë integrmin europian.

Diçka e re dhe jashtzakonisht pozitive do të thoja. GP

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb