TIRANE

Ledri Vula dhe Sara Hoxha shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Sara Hoxha ndan me ndjekësit foto ku tregon barkun e saj të rrumbullakosur. Dhe duke para imazhet e saj, fansat e blogeres kanë menduar se shtatzënia e saj po shkon më së miri.

Mirëpo nga fotot në “Instagram” Sara duket në super formë dhe një nga ndjekëset e ka pyetur nëse po has probleme në shtatzëni.

“A ta bëj i pyetje kështu shqetësime shtatzënie ke ti? Zot na ruaj, ne vdiqem te shkretet, te vjella, vap, siklet, ankth, preokupim sa herë bëjmë ecografi dhe analiza. Ca me të thonë ishalla qofsh si ne foto”, shkruan ndjekësja. Sara i ka kthyer përgjigje menjëherë, duke zbuluar se dhe ajo po vuan shumë.

“Kam si jo. Mesi me këputi fare (ndonjëherë mezi eci dhe çohem nga krevati), për analizat mos me fol se stresi dhe qejfi me i madh aty qenkan bashke, vape sa të duash… por nuk i kap aparati fotografik këto edhe s’ka pse. Bëjmë foto për qejf jo për hall. Te uroj shtatzëni sa me te lehtë”, shkruan Sara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb