Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, ndodhet me pushime në Split të Kroacisë. Ai raportohet se ka arritur në aeroportin e Resnikut me aeroplan privat, ndërsa jashtë e kanë pritur disa makina shoqëruese.

Më pas ai është shoqëruar nga truprojat drejt një destinacioni të panjohur të Splitit. 58-vjeçari ka hipur për të lundruar me një jaht luksoz të quajtur M/Y O’Pari, e cila është marrë me qira nga kompania greke, Golden Yachts.

Sipas njoftimeve, jahti në fjalë është ndërtuar në vitin 2020, është i gjatë 95 metra dhe ka gjashtë kuverta. Ndërkaq, qiraja javore e këtij jahti luksoz kushton rreth një milion euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: