ITALI

Janë ndarë pas 10 vjetësh bashkë, çifti i famshëm Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi. Ata e zyrtarizuan ndarjen e tyre përmes një deklarate për shtyp, duke konfirmuar atë që thuhej prej disa kohësh.

“Pas 10 vitesh bashkë, kemi vendosur të ndryshojmë planin tonë të jetës. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme me dashuri dhe miqësi. Ndarja jonë do të mbetet një rrugë e përbashkët dhe private. Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me privatësinë e familjes sonë”, -thuhej në deklaratë.

Kriza e çiftit ishte një nga thashethemet më të diskutuara të kohëve të fundit në Itali. Arsyet e krizës nuk dihen, por prej disa kohësh ndjekësit kishin vënë re se diçka nuk shkonte mirë mes tyre. Ata nuk kishin më asnjë postim së bashku në Instagram dhe madje edhe festat e fundit të Krishtlindjeve i kaluan të ndarë.

Për Michelle Hunziker kjo është ndarja e dytë, pas asaj nga Eros Ramazzotti, babai i vajzës së saj të madhe, Aurora. Tomaso Trussardi, nga ana tjetër, nuk ka asnjë martesë të mëparshme.

Ata kanë bashkë dy vajza; Sole, 9 vjeçe, dhe Celeste, 7, të cilat do të vazhdojnë të jetojnë me nënën e tyre.

Historia e tyre lindi nga një dashuri me shikim të parë, e nisur në restorantin Trussardi Alla Scala, në pronësi të Tomaso Trussardi-t, dhe e kurorëzuar në një dasmë në Palazzo della Ragione në Bergamo, më 10 tetor 2014.

“Pas një viti që e njoha, doja të martohesha me të. Michelle kishte shumë frikëra, unë isha 29 vjeç, ajo ishte 35, diferenca e moshës ishte problem për të, por jo për mua”, -është shprehur Tomaso më herët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb