Microsoft do të largojë injektuesit e rrezikshëm të reklamave (Adware) nga kompjuterat Windows në 2016-tën njoftoi kompania në një postim në blog. Kjo lëvizje mendohet ti japë fund përsëritjes së ngjarjeve si në rastin e Lenovo në Mars të këtij viti.

Në shënjestrën e politikave të reja të Microsoft janë softuerët e ngjashëm me “Superfish”, një adware të cilin Lenovo e ofronte të parainstaluar një kompjuterat e saj përgjatë periudhës 2014-2015. Ky softuer kompromentonte lidhjen e internetit të përdoruesit përmes teknikave MiTM, me qëllim shfaqjen e reklamave edhe në uebfaqe që normalisht nuk duhej.

“Këto teknika ndërhyjnë në komunikimin mes internetit dhe kompjuterit duke injektuar reklama dhe promocione në të gjitha uebfaqet totalisht jashtë kontrolli. Qëllimi ynë është që përdoruesi të ketë kontroll total mbi eksperiencën e navigimit në internet,” shkruante Microsoft në blog.

Për të përjashtuar të tilla ngjarje në të ardhmen, Microsoft bëri të ditur se nga data 31 Mars, të gjithë softuerët që krijojnë reklama në shfletuesit tanë duhet të përdorin një mënyrë të ligjshme përmes modelit të shtojcave të cilat të jenë të lehtësisht të ç’instalueshme.

Në rastin e Superfish, kur ç’instalohej, linte pas një vrimë sigurie në laptopët Lenovo.

(d.d/PCW/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: