KOSOVE

Dy artistët e njohur, Mihrije Braha dhe Naim Abazi e kanë mbajtur të fshehtë që kanë qenë të infektuar me Covid-19.

Ata zbuluan gjithçka vetëm pasi ishin shëruar nga virusi i tmerrshëm që deri tani në botë ka infektuar 70,025,535 dhe ka shënuar 1,590,323 viktima.

Ditën e sotme këngëtarja në një postim të fundit bëri të ditur se janë shëruar.

Mihrija zgjodhi të ndajë një fotografi me Naimin në rrjetin social Instagram. “E kaluam”, shkroi ajo në përshkrim. Ata kanë marrë mesazhe të shumtë nga kolegë dhe familjarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: