Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania mund të kishte vepruar më shpejt në lidhje me përpunimin e vizave për refugjatët ukrainas.

Në një komunikim për mediat kryeministri britanik tha se mijëra gra dhe fëmijë presin ende për procesin e vizave.

“A mund ta kishim bërë më të shpejtë këtë proces? Po ndoshta…” është shprehur Johnson.

Më tej ai tha se kjo është një masë paraprake edhe për të krijuar siguri për ukrainas, në mënyrë që të mos ketë abuzime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb