Tekniku i Milanit, Amorim dha mendimin e tij para takimit ndaj Lecces në Serie A.

“Kur humbet, nuk je i njëjti person. Nëse do të ishe, diçka nuk do të shkonte. Kur je konkurrues, gjithmonë dëshiron të fitosh. Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por skuadra është gati për ndeshjen e radhës. Kam zhvilluar një bisedë me ekipin për gjërat që duhet të përmirësojmë dhe ecim përpara.

Trajneri portugez foli edhe për rëndësinë e sfidës në “San Siro”, në ditët kur po festohet 100-vjetori i stadiumit. “Duam të fitojmë dhe të luajmë mirë në stadiumin tonë, për t’i dhuruar një kënaqësi tifozëve tanë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb