Sa më shumë kalojnë ditët, aq më tepër komplikohet rikthimi I Zlatan Ibrahimovic te Milani. Në fillim Paolo Maldini dhe më pas Zvonimir Boban folën hapur mbi tratativat e klubit kuqezi me sulmuesin suedez, që vazhdon të marrë kohë për të vendosur përfudnimisht se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Boban Maldini Milan
Boban Maldini Milan

Megjithëse kanë kaluar javë nga oferta zyrtare, megjithëse jo publike, Milan dhe tifozët e tij duhet të presin të paktën deri në Krishtlindje për të mësuar se çfarë fundi do të rezervojë kjo telenovelë në merkato. Mediat italiane bëjnë të ditur se Ibrahimovic është i dyzuar sa I përket zgjedhjes së skuadrës kuqezi. Suedezi është mësuar të jetë protagonist, por me vitet që ka mbi shpatulla, nuk ka plotësisht bindjen se mund të ketë të njëjtin rol në të ardhmen.

Ekz7p Ww4aaesl8 1575550723602
Ekz7p Ww4aaesl8 1575550723602

Për këtë arsye, të përditëshmet përtej Adriatikut nxjerrin në skenë një tjetër opsion, për të cilin nuk është folur. Nëse nuk pranon të transferohet te Milan, Ibra mund të vendosë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur. Këtë e kanë kuptuar më parë drejtuesit milanistë, të cilët nuk duan të kapen në befasi. Në pritje të Zlatan Ibrahimovic, në klubit kuqezi janë duke parë edhe opsione të tjera për të forcuar skuadrën në merkaton e dimrit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: