ITALI

Milan është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për Oliver Giroud në ‘San Siro’. Nesër do të jetë dita vendimtare pas një takimi të përbashkët për të zgjidhur edhe detajet.

Mësohet nga mediat italiane se hendeku është vetëm 2 milionë euro, pasi Giroud kërkon për 2 vite 7 milionë euro ndërsa Milan jep 5.

Vetëm 2 javë më parë Giroud rinovoi edhe për 1 vit me Chelsea-n pasi fitoi Champions League, por gjithsesi 34-vjeçari mund të transferohet fill pas Europianit në Itali duke i dhënë fund aventurës në Londër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb