Sikur të mos mjaftonte forma e dobët që po kalon, Milan sot ka mësuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 10 ditë, për shkak të lodhjeve të pësuara në pjesën e gjurit. Suedezi do ndjekë terapinë përkatëse në Milano.

Ibra, kështu, nuk do mund të kontribuojë për 3 ndeshjet e ardhshme. Bëhet fjalë për sfidën me Genoan në kampionat, derbin me Interin në Kupën e Italisë dhe më pas, 90 minutëshin me Lazion.40 vjeçari ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 2 herë. Ky është viti i 3-të me këtë fanellë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: