Nelson Dida, ish-portieri i famshëm i Milanit nuk mund të qëndronte pa dhënë një koment për kuqezinjtë. “Skuadra është ende në fazën e formimit. Tashmë janë luajtur 4 ndeshje, është e vërtetë, por duhet t’i japim kohë stafit për të punuar.

Pioli duhet të kuptojë mirë se cilat pozicione mund të mbulojë secili prej tyre, pasi afrimet kanë qenë të shumta gjatë merkatos. Pastaj flasim për lojtarë që nuk janë mësuar me kampionatin italian, ata nuk e dinë se çfarë do të thotë të luash këtu në Serie A” – Tha ai. Kujtojmë që ekipi nga Milano afroi në verë Chukwueze Samuel, Reijnders, Okafor, Pulisic apo edhe Musah.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: