Skuadra e Milanit nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 në sfidën e mbrëmshme ndaj Kaliarit. Të besuarit e Xhenaro Gatuzos, edhe pse zhvilluan një ndeshje të mirë, në fund arritën të marrin vetëm një pikë përballë një kundërshtari “modest”, por me ego të fortë.

“Kuqezinjtë” e pësuan të parët, por afrimi i ri nga skuadra e Juventus, arrit të gjejë golin e barazimit, por nëse do të kishte edhe pak fat, Higuain mund të kishte nderuar skuadrën e  Milanit.

Pas përfundimit të sfidës, ka reaguar sulmuesi argjentinas.

“Forca çuna, vazhdojmë.  Nuk dorëzohemi kurrë. I lumtur për golin tim me fanellën e Milan”, shkroi Higuain. Argjentinasi ka një karrierë  të spikatur me shumë klube europiane.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb