Pas zërave në shtyp, vjen dhe komunikata zyrtare e Milanit që i jep fund spekulimeve. “AC Milan komunikon se, në bazë të testeve mjekësore të kryera deri më tani nga lojtarët e skuadrës së parë dhe stafit prezentë në Milano, nuk është shfaqur asnjë rast pozitiv ndaj Covid-19”, lexohet në njoftimin e publikuar në faqen on-line të klubit kuqezi.

Pra puna do të vijojë normalisht për të gjithë. “Skuadra do të ndjekë programin teknik individual në Milanelo. Njëkohësisht do të përfundojë dhe “screening” mjekësor për të gjithë lojtarët që do të jenë në gatishmëri të trajnerit dhe stafit të tij në ditët e ardhshme”.

Presidenti Skaroni, në ditët e shkuara, kishte folur për “të infektuar drejt shërimit”, por e kishte pasur fjalën për Paolo dhe Daniel Maldinin, që kishin rezultuar pozitivë ndaj tamponit më 21 mars, për të lajmëruar më pas se të dy e kishin kaluar fazën klinike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb